Friday, May 24, 2013

“Ruleta seksuale”, loja e tmerrshme e të rinjve kolumbianë








KOLUMBI - Një lojë e re e praktikuar nga adoleshentët ka shkaktuar shqetësim në Kolumbi. Quhet “Ruleta seksuale”, për të rinjtë është vetëm një lojë, por në realitet është seks në grup. 

Praktika e lojës është e thjeshtë, por tepër e rrezikshme. Adoleshentët mblidhen, konsumojnë alkool dhe fillojnë të kërcejnë këngët më të bujshme të momentit. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por më pas fillon “gara” e vërtetë. Vajzat, të zhveshura, bëjnë një rreth dhe kthehen me shpinë, duke formuar kështu një Ruletë. Detyra e djemve që marrin pjesë në garë është të bëjnë seks me sa më shumë vajza, përpara se të arrijnë orgazmën. Gjithçka bëhet pa masa mbrojtëse, pasi të rinjtë që marrin pjesë në “lojë” janë të bindur se një penetrim i shpejtë nuk mund të bëhet shkak për shtatzëni të mundshme apo për transmetimin e sëmundjeve të ndryshme. 

Në fakt pasojat e kësaj loje të rrezikshme, kanë qenë të shumta, duke bërë që kjo “lojë” të shkaktojë shqetësim të madh tek autoritetet dhe prindërit në Kolumbi. 

Kohët e fundit në Kolumbi janë verifikuar 6967 raste shtatzënie, ndërsa 82% e tyre kanë përfunduar me një abort klandestin. Është rritur edhe numri i vajzave që vuajnë nga sifilizi. Bëhet fjalë për vajza nga 10 deri në 19 vjeç. 

Autoritetet kolumbianë kanë nisur një fushatë nëpër shkolla, për të ndërgjegjësuar të rinjtë rreth pasojave të seksit të pambrojtur. Ndërkohë raste të praktikimit të “Ruletës seksuale” janë evidentuar edhe në shtete të tjera. 

No comments:

Post a Comment